Shtimi i infektimeve, ministri italian: Kemi 48 orë për të miratuar masat e mëtejshme shtrënguese

Italia mendon një karantinë të dytë.

Lajmin e jep vetë ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza pas shtimit të rasteve në vend.

“Ne kemi 48 orë kohë për të miratuar masat e mëtejshme shtrënguese”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Ai shtoi se, një bllokim i ri megjithëse jo i gjatë sikurse ai i vendosur në muajin mars, do të ishte ndoshta opsioni i vetëm për të frenuar rritjen e rasteve.

“Kurba epidemiologjike është akoma shumë e lartë. Ajo që më shqetëson më së shumti janë të dhënat absolute, të cilat shfaqin një kurbë të tmerrshme”, deklaroi Speranza.

Ditën e sotme Italia ka shënuar  29,907 raste të reja me koronavirus, rekordi i saj më i lartë ditor që nga fillimi i krizës.

Fatkeqëshisht 208 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi i pandemisë në 38 mijë.

SHKARKO APP