Shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Liderët e partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, u pajtuan për shtyrjen e procesit të regjistrimit për muajin shtator të këtij viti. Kërkesa që regjistrimi i qytetarëve të shtyhet për në muajin shtator ishte e VMRO-DPMNE-së.

Arsyeja e shtyrjes së regjistrimit sipas liderëve ishte se deri atëherë do të vijnë doza të mjaftueshme vaksinash që do të mundësojnë vaksinimin e regjistruesve që do të dalin në terren por edhe ndërkohë do zhvillohet edhe vaksinimi i popullatës tjetër, gjë që do ta bënte procesin më të sigurt për shëndetin e qytetarëve.

Në mënyrë plotësuese u arrit marrëveshje për ndryshim edhe të datës së zgjedhjeve lokale që do të mbahen në pjesën e dytë të tetorit, dhe risi gjatë këtyre zgjedhjeve do të jetë edhe votimi me shenjat e gishtërinjve. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se ka gjetur dakordësinë me kryetarin e opozitës maqedonase që t’i mbështesin edhe disa ligje me rëndësi në Parlament.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?