FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shuhet në moshën 88-vjeçare aktori madh francez, Jean-Paul Belmondo

Shuhet në moshën 88-vjeçare aktori i njohur francez Jean-Paul Belmondo. Lajmi është transmetuar nga mediat ndërkombëtare pasi është konfirmuar nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Aktori i njohur është adhuruar nga shqiptarët për filmat e tij, veçanërisht për rolin ”Zhos Profesionisti”.

I lindur në vitin 1933 në periferinë e pasur të Parisit, Neuilly-sur-Seine, i biri i skulptorit “pied-noir” Paul Belmondo, Belmondo ndoqi një sërë shkollash private elitare.

Ai tregoi më shumë interes për sportin dhe nisi një karrierë të shkurtër boksi amator si adoleshent. Pasi u infektua nga tuberkulozi, ai aplikoi në Akademinë Elitare Kombëtare të Arteve Dramatike, duke fituar përfundimisht një vend në 1952.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?