Shuhet shpresa për 5 personat në bordin e nëndetëses Titan! Mbaron furnizimi me oksigjen

Furnizimi me oksigjen në bordin e nëndetëses Titan mund të ketë zgjatur deri në mesditë në skenarin më të mirë.

Shpresa është shuar për pesë personat në bordin e Titan që u zhduk të dielën pranë rrënojave të Titanikut në Oqeanin Atlantik.

Më shumë se 10,000 milje katrore të Atlantikut të Veriut janë kontrolluar deri më tani, sipas Rojës Bregdetare të SHBA.

Midis pesë personave në bordin e anijes së zhdukur janë miliarderi britanik Hamish Harding, manjati pakistanez Shahzada Daëood dhe djali i tij.

Personat në bordin e Titan, kishin paguar 250 mijë dollarë për ekspeditën turistike, në thellësinë e 3800 metrave, ku gjenden mbetjet e titanikut.

Nëndetësja titan, 6.7 metra e gjatë, është nën operimin e kompanisë amerikane Ocean Gate Expeditions, dhe humbi kontaktet me sipërfaqen rreth 1 orë e 45 minuta pas zhytjes.

SHKARKO APP