Shumë pacientë nëpër tenda
Pacientët qëndrojnë 1 metër larg njëri-tjetrit në një strukturë të madhe jashtë spitalit “Spedali Civili” në veri të Italisë; me shumë gjasë janë të prekur nga Covid-19. Një grua e moshuar i zgjat dorën një infermiereje, ndërsa të tjerë qëndrojnë të palëvizur nën batanije.
Stafi mjekësor me veshje mbrojtëse lëviz nëpër dhomë sa herë qe dëgjohet kollë. Spitalet në rajonin verior të Lombardisë po mbajnë barrën kryesore, ndërsa çdo ditë e më shumë vuajnë nga mungesa e hapësirës, pajisjeve dhe stafit që nuk pushon prej javësh.
Spitali nuk e tregon numrin e pacientëve që po mjekohen, ato i thonë autoritetet rajonale çdo mbrëmje, por të paktën 15 persona shihen të shtrirë në structure. Disa persona vijnë në këmbë, me maska në fytyrë dhe në pikën e hyrjes priten nga sfafi mjekësor që mban pajisjet mbrojtëse.
Raste të tjera më serioze vijnë me ambulancë. Tendat jashtë “Spedali Civili” në Breshia u ngritën gati një javë më parë, në mënyrë që të përballohej fluksi i madh i njerëzve që ndihen të sëmurë e që besojnë se janë prekur nga virusi.