Shumë pak të vdekur e të infektuar, ky shtet mund ti mbajë kufizimet për 1 vit

Jeta publike australiane mund të kufizohet për një vit tjetër për shkak të pandemisë së koronavirusit, paralajmëroi Kryeministri Skot Morrison të premten.

Australia deri më tani ka shmangur numrin e madh të viktimave të koronavirusit të raportuar në të gjithë botën, pasi mbylli kufijtë e saj dhe vendosi masa të rrepta “distancimi shoqëror” muajin e kaluar.

Restorantet, baret dhe bizneset e tjera “jo thelbësore” janë mbyllur dhe takimet publike të më shumë se dy personave janë të ndaluara nën kërcënimin e gjobave dhe madje edhe burgut, masa këto që pritet të dyfishojnë nivelin e papunësisë deri në mes të vitit.

Si përgjigje, shkalla e rritjes ditore të infeksioneve të reja të raportuara ka qenë në përqindje të ulët ose më pak se 50 në ditë, nga rreth 25% disa javë më parë, me një total prej rreth 6,500 infeksionesh, përfshirë 63 vdekje.

Kryeministri Scott Morrison tha se disa masa, që si rregull kërkojnë që njerëzit të qëndrojnë të paktën 1,5 metra larg, ka të ngjarë të qëndrojnë për disa muaj, duke pasur parasysh se nuk kishte asnjë garanci që një vaksinë do të zhvillohet deri në atë kohë.

“Distanca sociale është diçka me të cilën duhet të mësohemi,” i tha Morrison stacionit radio 3AW. “Mund të jetë një vit, por unë nuk po spekuloj për këtë.”

SHKARKO APP