Shumë të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi në Turq

Si pasojë e një shpërthimi në Stamboll kanë gjetur vdekjen, sipas mediave turke, shumë persona. Ka dhe shumë të plagosur. Shkaku i shpërthimit nuk dihet. Policia e ka bllokuar vendin e ngjarjes.

Shumë njerëz të pafajshëm janë vrarë dhe plagosur në qendër të Stambollit, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm. Keshtu njoftojnë shumë media të shkruara dhe elektronike turke, të cilat spekulojnë edhe me mundësinë e sulmeve terroriste. Detonacioni ka ndodhur në një vend shumë të dashur për turistët, në qendrën e qytetit të vjetër të Stambollit – në Sultanahmet. Shkaku dhe sfondi i shpërthimit ende nuk është sqaruar.

Policia dyshon se ka pasur një sulm kamikaz, ku një apo më shumë persona kanë hedhur veten në ajër dhe kanë marrë me vete në vdekje shumë persona të pafajshëm, njofton CNN Türk. Në informacionet e para CNN Türk pohon se janë vrarë 10 persona, por ky numër nuk është konfrimuar nga burime zyrtare. Agjencia e lajmeve DPA njofton se policia është në vendin e ngjarjes dhe e ka bllokuar tërë rajonin. Hetimet po vazhdojnë me një intensitet të shtuar. Në veçanti të rëndësishme janë informacionet për aktorët dhe llojin e eksplozivit, gjë që mund të sqarojë më shumë edhe sfondin e sulmeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Shpërthim në StambollShpërthim në Stamboll

Swiss Digital Mobile Reklama

Zonë e dashur për turistët

Nga pamjet e televizioneve shihen shumë policë dhe njësi për shpëtimin, të cilat po përpiqen të ndihmojnë viktimat e sulmit. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe është dëgjuar disa kilometra larg. Në Sultanahmet gjenden edhe godina shumë atraktive për turistë si Hagia Sophia e njohur në mbarë botën si dhe Xhamia e Kaltër. Këto dy objekte janë edhe në listën e atraksioneve më të mëdha turistike të Turiqisë. Deri tani nuk dihet sakt numri i të vrarëve dhe të plagosurve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?