Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:26 Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistrin, duke e shpallur fajtor për korrupsion dhe pastrim të produkteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si dhe ku u përhap hantavirusi te pacienti zero? Ja gjurmët e para

Bota E hënë, 11 Maj 2026 17:09
Si dhe ku u përhap hantavirusi te pacienti zero? Ja gjurmët e para
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zërat se burimi i parë i hantavirusit ishte një landfill mbeturinash në Ushuaia është hedhur poshtë nga shkencëtarët. Me zbarkimin dhe nisjen e karantinës për pasagjerët e anijes turistike MV Hondius, janë rikthyer pyetjet mbi origjinën e shpërthimit të hantavirusit që po shqetëson botën. Ku u infektua “pacienti zero”, holandezi i apasionuar pas vëzhgimit të shpendëve, i cili u sëmur pak ditë pas hipjes në anije dhe vdiq më 11 prill?

Pesë muaj udhëtim para imbarkimit

70-vjeçari Leo Schilperoord kishte udhëtuar për pesë muaj me bashkëshorten e tij përpara se të hipte në MV Hondius. Çifti kishte mbërritur në Argjentinë më 27 nëntor 2025 dhe kishte bërë udhëtime me makinë në Argjentinë, Kili dhe Uruguai, përpara se të mbërrinte në Tierra del Fuego, rajoni jugor nga ku anija u nis më 1 prill 2026. Deri tani nuk ka siguri se si ai u infektua me virusin e Andeve, një variant i hantavirusit që qarkullon në disa zona të Kilit dhe Argjentinës. OBSH po heton mundësinë që infektimi të ketë ndodhur përpara hipjes në anije. Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, çifti kishte vizituar zona ku jeton lloji i minjve që shërben si rezervuar i virusit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Hipoteza e landfillit në Ushuaia

Javën e kaluar, Associated Press raportoi se autoritetet argjentinase po shqyrtonin mundësinë që çifti të ishte afruar pranë një landfilldi në Ushuaia, i mbushur me brejtës dhe i frekuentuar nga zogj grabitqarë që ushqehen me ta. Sipas kësaj teorie, turisti holandez mund të ketë thithur grimca nga jashtëqitjet e brejtësve të infektuar, veçanërisht nga një lloj miu që konsiderohet bartës i hantavirusit të Andeve që gjendet te pasagjerët e anijes së infektuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ku mund të ketë ndodhur infektimi?

Infektimi mund të ketë ndodhur mes 16 shkurtit dhe 13 marsit, shumë javë para mbërritjes së çiftit në Ushuaia. Dyshohet se ata mund të jenë infektuar gjatë qëndrimit në zonat malore të Patagonisë, në provincat Chubut, Neuquén ose Río Negro. Autoritetet argjentinase po kryejnë teste te brejtësit përgjatë itinerarit të udhëtimit të çiftit holandez për të identifikuar burimin e mundshëm të transmetimit. Ekspertët nuk e përjashtojnë plotësisht mundësinë që infektimi të ketë ndodhur në Tierra del Fuego, pasi ndryshimet klimatike dhe ekologjike mund të ndikojnë në përhapjen e specieve bartëse të virusit. Argjentina ka regjistruar 101 raste me hantavirus dhe 32 viktima. Në periudhën 2024-2025 u regjistruan 64 raste dhe 14 vdekje, ndërsa në 2023-2024 kishte pasur 82 raste dhe 13 viktima.

Mund t'ju interesojë

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Para 51 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 2 orësh
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 2 orësh

Etiketat e lidhura

HantavirusLeo Schilperoord
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Tani

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 15 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 23 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 23 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.