Si e kaloi Sarkozy natën e parë në qeli? Avokati i ish-presidentit: Ka bërë sport dhe ka nisur të shkruajë librin e tij

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka kaluar natën e parë pas hekurave në burgun e njohur La Santé në Paris, ku po qëndron në izolim. Avokati i tij, Jean-Michel Darrois, e përshkroi përvojën e parë të klientit të tij si të vështirë, por të përballueshme.

“Nuk është Club Med (resort luksoz). Sot ka bërë sport, ka filluar të shkruajë librin e tij dhe ndodhet në një qeli prej 9 metrash katrorë, ku zhurma nuk mungon asnjë çast” tha ai me ironi pas vizitës së tij në mbrëmje në institucionin e sigurisë së lartë.

Sarkozy ka pasur mundësi ta takojë edhe bashkëshorten, Carla Bruni, në njërin nga tre takimet javore njëorëshe që i lejon administrata e burgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot ishte dita e parë, dhe një ditë e parë në burg është gjithmonë e tmerrshme, por ai e ka kaluar me qetësi,” theksoi avokati i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Makina e ish-presidentit, një ‘Renault Espace’ me ngjyrë të errët, hyri në portën e burgut në orën 09:37 të mëngjesit të djeshëm, në objektin e Montparnasse, e vetmja strukturë e mbetur brenda mureve të Parisit.

Burgu, i tejmbushur me 1.237 të burgosur edhe pse kapaciteti i tij është 657 vende, nuk e ka vendosur Sarkozy-n në sektorin e “të ndjeshmëve” ku zakonisht qëndrojnë personazhe të njohur, por në izolim të plotë për arsye sigurie. Ai është i ndarë nga të burgosurit e tjerë për të shmangur ndonjë kontakt të rrezikshëm.

Në momentin e mbërritjes, ish-presidenti është përballur me thirrjet e ashpra të të burgosurve. “Ja ku erdhi Sarkozy!”, “Mirë se erdhe, Sarkozy!”, kanë thënë të burgosurit në momentin që ish-poresidenti Francës është futur në qeli.

Pas procedurave të zakonshme, atij iu morën shenjat e gishtave, iu bë fotografia, dhe iu dha një numër identifikimi i të burgosurit. Ai dorëzoi dokumentet personale dhe sendet me vlerë, por mbajti unazën e martesës dhe orën e dorës.

Në qelinë e tij ka një tualet me dush, një shtrat, një tavolinë të vogël, një televizor dhe një linjë fikse telefoni, e kufizuar në 10 numra të aprovuar nga administrata e burgut, e cila mund t’i përgjojë bisedat.

Sipas mediave franceze, Sarkozy ka marrë edhe produkte si sapun, çarçafë, enë gatimi, letër dhe stilolaps.

Sarkozy ndodhet pas hekurave për përfshirje në një grup të organizuar kriminal, lidhur me financimet e dyshuara libiane për fushatën e tij presidenciale të vitit 2007.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?