Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:51 Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë Atmosferë e tensionuar në kampin e Francës në prag të përballjes me Italinë në San Siro, e vlefshme për UEFA Nations League. Marrëdhënia mes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si e zuri Europën somnambul kriza e koronavirusit?

Bota E enjte, 2 Prill 2020 18:13
Si e zuri Europën somnambul kriza e koronavirusit?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pothuajse një muaj para se Evropa të përfshihej në “luftën” për maska, ventilatorë dhe në pajisje testimi për të luftuar koronavirusin, qeveritë e vendeve anëtare i thanë Brukselit se sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor ishin në gjendje gatishmërie dhe nuk kishte nevojë për porositjen e më shumë pajisjeve në stoqet e tyre, thuhet në disa dokumente të Bashkimit Evropian. Ky kalkulim optimist ishte në kundërshtim të plotë me situatën e mungesës së pajisjeve mjekësore dhe maskave që ndodhi vetëm disa javë më vonë, kur Komisioni Evropian vlerësoi që nevojat në të gjitha shtetet e BE-së ishin dhjetë herë më të larta sesa ato që janë zakonisht në dispozicion.

Disa dokumente të brendshme dhe disa tjera publike të cilat i ka parë agjencia Reuters, tregojnë se qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mund të kenë përkeqësuar situatën e tyre duke mbivlerësuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur krizës. “Gjërat janë nën kontroll”, tha një zyrtar i Komisionit Evropian në një takim me dyer të mbyllura me diplomatët e vendeve anëtare më 5 shkurt. Kjo ndodhi dy javë pasi Kina izoloi rreth 60 milionë njerëz në provincën Hubei, shifër kjo e përafërt me numrin e popullsisë së Italisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Te vendet anëtare ekziston një nivel i fuqishëm i gatishmërisë dhe shumica tashmë i kanë ndërmarrë masat për të zbuluar dhe trajtuar COVID-19”, tha zyrtari, duke transmetuar deklaratat nga të dërguarit e vendeve anëtare në takim. Kjo deklaratë u bë vetëm dy javë para se të shënohen viktimat e para të koronavirusit në Itali. Deri më tani në këtë vend anëtarë të BE-së janë shënuar 12,428 viktima nga COVID-19, pothuajse katër herë më shumë nga numri i vdekjeve në Kinë, ku sëmundja u shfaq për herë të parë. Agjencia Reuters e ka pyetur një zëdhënës të Komisionit Evropian, nëse këto dokumente dëshmojnë se përgjigja evropiane ndaj krizës kishte qenë shumë e ngadaltë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjermania “huazon” modelin jugkorean në luftim të koronavirusit

Mirëpo ai tha se “që nga muaji janar, Komisioni ofroi mundësinë e mbështetjes për shtetet anëtare”. Qeveritë e vendeve anëtare filluan ta kuptojnë rëndësinë e situatës në muajin mars, dhe në vend që të përqendrohen në veprime të përbashkëta, shumë prej tyre u koncentruan në vendosjen e masave proteksioniste, duke ngritur barriera tregtare për të penguar eksportin e pajisjeve mjekësore për fqinjët e tyre. Italia ende posedon vetëm një pjesë të 90 milionë maskave të fytyrës, të cilat iu duhen në baza mujore punëtorëve të saj mjekësorë. Javën e kaluar, Franca porositi mbi 1 miliard maska dhe prodhuesit po përshtatin linjat e prodhimit për të bërë ventilatorë.

Mund t'ju interesojë

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Para 23 minutash
Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 1 ore
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore

“Kapacitetet ekzistojnë”

Analiza me tone optimiste e paraqitur nga zyrtari i Komisionit Evropian më 5 shkurt, buronte nga një seri takimesh me ekspertë shëndetësorë nga vendet anëtare të BE-së. Në një takim të 31 janarit, përfaqësuesit e ministrive të Shëndetësisë nga vendet anëtare i thanë organit ekzekutiv të BE-së se vendet e tyre nuk kishin nevojë për ndihmë në blerjen e pajisjeve mjekësore. Në dokument thuhej se “ende asnjë vend nuk ka kërkuar ndihmë për të marrë kundërmasa shtesë ndaj krizës së koronavirusit”. Mirëpo në dokument potencohej se vetëm katër shtete anëtare të BE-së paralajmëruan gjatë takimit se mund të kenë nevojë për pajisje shtesë nëse situata përkeqësohet në Evropë. Se cilat janë këto vende, nuk u bë e ditur.

Si mund ta bëni vetë dezinfektuesin?

Më 28 shkurt, një muaj pas ofertës së parë për ndihmë drejtuar vendeve anëtare dhe pasi gjatë dy takimeve të ardhshme vendet u urdhëruan të sqarojnë nevojat e tyre, Komisioni Evropian filloi një program të përbashkët të prokurimit për maska të fytyrës dhe mjeteve të tjera mbrojtëse. Por, tenderi që u hap në emër të 25 shteteve anëtare të BE-së, fillimisht nuk kishte oferta, thuhet në një dokument të brendshëm të parë nga agjencia Reuters. Vendet anëtare të BE-së tani po vlerësojnë ofertat e bëra pas një tenderi të dytë, por ende nuk janë nënshkruar kontrata dhe Komisioni Evropian vlerëson se dërgesat e para janë akoma disa javë larg. Sipas dokumenteve që citon agjencia Reuters, qeveritë e vendeve anëtare të BE-së e kishin siguruar Brukselin se punëtorët e tyre mjekësorë ishin informuar mirë se si të trajtojnë pacientët me COVID-19, megjithëse Italia që nga 24 shkurti, kërkonte nga personeli mjekësor që vetëm të mbante maska kur trajton rastet e dyshuara me COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare, gati 10,000 punonjës shëndetësorë italianë janë infektuar me koronavirusin e ri, ose më shumë se 9 për qind e numrit të përgjithshëm të rasteve në Itali. Në një takim të BE-së më 4 shkurt, ekspertët e shëndetit të vendeve anëtare thanë: “Kapacitetet diagnostikuese ekzistojnë dhe disa vende kanë filluar testimet”. Shtetet anëtare të BE-së tani po përballen me një mungesë të madhe të testeve. Ato shpallen një skemë të përbashkët për blerjen e tyre më 18 mars.

Sipas procesverbalit të takimit, nevoja për të siguruar bashkërisht ventilatorët, u ngrit për herë të parë në një takim të ekspertëve të shëndetit të BE-së më 13 mars. Këto pajisje janë shumë të rëndësishme për pacientët me probleme të rënda të frymëmarrjes. Në mesin e muajit shkurt, Agjencia për Kontrollin e sëmundjeve, vlerësoi se rreziqet që sistemet e kujdesit shëndetësor të vendeve anëtare mund të tejkalojnë kapacitetin e tyre janë në nivel “të ulët deri në të mesëm”. Por, një muaj më vonë Agjencia e përditësoi vlerësimin e saj, duke thënë se asnjë vend nuk do të kishte shtretër të mjaftueshëm të kujdesit intensiv deri në mes të muajit prill.

Etiketat e lidhura

Covid-19epidemiaEU
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 7 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”
Para 7 minutash

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë din...

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 23 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 30 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.