Si i përgjigjet Presidenti Trump pyetjes, a e beson se ishte shënjestra e sulmit në Uashington?

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur gjatë një konference për shtyp nëse ai beson se ishte shënjestra e të shtënave që ndodhën gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Duke iu përgjigjur gazetarëve, Trump tha se “nuk i dihet”.
“Mendoj se këta njerëz janë të çmendur; nuk i dihet kurrë”, deklaroi presidenti amerikan.

Ndryshe, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bëri një shaka të çuditshme vetëm pak çaste para shkëmbimit të të shtënave me armë në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jetë qesharake. Do të jetë argëtuese. Do të ketë disa të shtëna sonte në sallë”, tha Leavitt për Fox News në tapetin e kuq para se të shkonte në event, i cili u ndërpre kur shpërthyen të shtënat me armë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti Donald J. Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance u nxorën me nxitim nga salla e vallëzimit në Washington Hilton.

Pasi u evakuua, Trump ndau pamje të të dyshuarit. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?