Si llogariten vdekjet Covid në Itali?

A është vërtetë virusi Covid 19 shkaktari kryesor i vdekjeve të regjistruar nga pandemia në Itali?

Cilat janë kriteret e analizës së mjekëve italianë e sa të sigurta janë konkluzionet e tyre?

Instituti Suprem i Shëndetit Publik në Itali ka realizuar e bërë publik një studim me titull “Si llogariten vdekjet Covid në Itali” për të qartësuar të gjitha dyshimet e opinionit publik mbi pikëpyetjet e numrit kaq të lartë të viktimave Covid në Itali.

Analizimi i certifikatave të vdekjes për të gjitha viktimat Covid nga ana e Institutit Suprem të Shëndetit Publik e Institutit Kombëtar të Statistikave kanë verifikuar se në çdo 10 vdekje të regjistruara, 9 janë të shkaktuara nga Covid 19 e në 89 % të rasteve motivi i vdekjes është koronavirusi.

Madje në periudhën kohore mars-prill 2020 numri i vdekjeve të lidhura në mënyrë direkte apo jo direkte me Covid mund të jetë nënvlerësuar pasi mjaft prej tyre nuk janë regjistruar në Sistemin e Mbikëqyrjes e numri i tyre mund të jetë dyfish më shumë, gjë që prej majit 2020 e gjatë gjithë stinës së verës u reduktua në maksimum.

Sipas Institutit Italian të Shëndetit Publik vdekshmëria është përqindja mesatare e vdekjeve tek pacientët që vuajnë nga një patologji e caktuar e progresiviteti i kapacitetit të diagnostikimit të pandemisë gjatë këtyre muajve me identifikimin dhe të personave asimptomatikë nga virusi, ka çuar dhe në uljen e nivelit të vdekshmërisë nga Covid gjë që duhet të merret parasysh në interpretimin kurbës pandemike.

Por cila është siguria që Covid është motivi i vdekjes te këta pacientë?

Për përcaktimin e një vdekje nga Covid e jo nga një patologji tjetër Instituti Suprem Italian i Shëndetit Publik bazohet në këto kritere; 1- pacientë viktimë ka një tamponë molekular pozitivë nga Covid: 2- prania e një kuadri klinik e dokumentues i kushtëzuar nga Covid 19, 3- Mungesa e një shkaku të qartë vdekje ndryshe nga Covid 19. 4- mungesa e një periudhe të rimëkëmbjes së plotë klinike mes sëmundjes e vdekjes.

“Vetëm pozitivitetin nga Covid 19 nuk është i mjaftueshëm për të konsideruar si motiv i vetëm i vdekjes nga pandemia, por duhen të jenë të pranishëm të gjitha kushtet e mësipërme e mbi të gjitha mungesa e qartë e një shkaku tjetër vdekje” nënvizon dokumenti i autoritetit më të lartë shëndetësor italian i cili saktëson se sëmundjet paraekzistuese tek një pacientë Covid si kancer.

Sëmundje kardio vaskulare, mëlçia, sëmundjet psikike, veshkat e diabeti që mund të kenë përkeqësuar kuadrit klinik të infeksionit , nuk mund të konsiderohet  si motive të qarta të vdekjes përveç Covid 19.

Shkaqet e vdekjes nga Covid 19 mund të jenë ndërlikime o rezultat i patologjive paraekzistuese që mund të kenë predispozuar një rrjedhë negative të kuadrit klinik tek pacienti. Konkretisht nëse një atak në zemër vjen tek një pacient kardiak me pneumoni nga Covid 19 është e qartë që ky është shkak i ndërlikimit shëndetësor të shkaktuar nga virusi e vdekja klasifikohet si Covid.

Analiza e kryer nga autoritetet italiane ka dokumentuar se për të njëjtën periudhë kohore numri i vdekjeve në Itali gjatë fazë s së pandemisë është rritur me 40 % në krahasim me numrin e vdekjeve në krahasim me të njëjtën periudhë kohore të 5 viteve të fundit.

SHKARKO APP