Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 09:42 Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z Në mbarë botën, të rinjtë po dalin në rrugë sepse janë të pakënaqur me jetën e tyre dhe perspektivat për të ardhmen. Gjithçka nisi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Integrimi në BE
  • Çështja Veliaj
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Trenat Tiranë-Durrës
  • Egnatia Conference
  • Thaçi nga Haga
  • Skenari i PD-së
  • Kandidati i opozitës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh

Bota E premte, 6 Nëntor 2026 09:00
Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur Andrei Ilinbayev kontaktoi për herë të fundit familjarët e tij më 3 tetor, ai tha se kishte kaluar testin mjekësor dhe po përgatitej që të shkonte në luftë në Ukrainë. Më pas, ai nuk iu përgjigj më mesazheve të tyre.

Më vonë, fqinjët i thanë familjes së tij se ai kishte shkuar për t’u listuar në ushtri në Ufa, kryeqytetin e rajonit Bashkortostan që gjendet në jugperëndim të Rusisë.

Ilinbayev, që është nga një fshat i Bashkortostanit, sipas afërmve të tij, ka nevoja të veçanta për shkak të një sëmundjeje të rëndë mendore që e ka prekur qysh në fëmijëri. Pasi i vdiq i ati, ai jetoi me të ëmën, e cila ka demencë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Të afërmit e tij thanë se kurrë nuk kanë besuar se ai mund të kuptojë pasojat që dalin nga nënshkrimi i një kontrate me ushtrinë.

“Kur fillimisht më tregoi se po i nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore mendova se po bënte shaka. Kush do ta pranonte atë në ushtri? Ai është naiv”, tha një e afërme e tij për Radion Evropa e Lirë, që u prezantua me emrin Marina.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vendndodhja e Ilinbayevit dhe rrethanat e rekrutimit të tij mbeten të paqarta.

Por, rasti i tij vë në pah koston njerëzore të sistemit të rekrutimit në Rusi që gjithnjë e më shumë varet nga kompani private dhe ndërmjetës, të cilët shpesh veprojnë përtej kufijve të lejuar me qëllim që të forcojnë radhët në ushtrinë e rraskapitur nga lufta kundër Ukrainës. Kjo luftë ka lënë të paktën 1.5 milion persona të vdekur ose të plagosur, sipas vlerësimeve të inteligjencës perëndimore.

Mund t'ju interesojë

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë

Para 10 minutash
Lufta në Ukrainë, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje të madhe

Lufta në Ukrainë, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje të madhe

Para 44 minutash
Me investim prej 2 miliardë dollarësh, Singapore Airlines ngre nivelin e shërbimit premium

Me investim prej 2 miliardë dollarësh, Singapore Airlines ngre nivelin e shërbimit premium

Para 2 orësh

Autoritetet rajonale dhe komunale u japin bonuse njerëzve që sjellin njerëz për t’u bërë ushtarë me kontratë. Disa rekrutues fitojnë deri në 1.2 milion rubla (15.300 dollarë) për një rekrutim, sipas medias së pavarur ruse The Insider. Këto shuma parash e bëjnë këtë punë potencialisht fitimprurëse në një shtet ku rroga mesatare është rreth 113.000 rubla (1.380 dollarë).

Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe ish-rekrutuesve, stimujt masiv financiarë kanë ndihmuar në krijimin e një industrie rekrutimi në të cilën disa nga personat më të cenueshëm të vendit mund të bëhen shënjestër.

Biznes i ndërtuar rreth rekrutimit

Qeveritë rajonale ndajnë fonde për organizatat që punësojnë nënkontraktorë dhe agjentë individualë. Rekrutuesit zakonisht paguhen kur një kandidat nënshkruan kontratë ushtarake.

Të paktën 8 miliardë rubla (98 milionë dollarë) janë shpenzuar për stimujt financiarë të rekrutimit të financuar nga shteti që kur ky sistem nisi të përdorej në fund të vitit 2024, sipas përllogaritjeve të bëra nga media e pavarur ruse, Important Stories. Kjo shifër, megjithatë, konsiderohet se nuk paraqet vlerën reale.

Në Nizhni Tagil, në rajonin Sverdllovsk në Urale, autoritetet raportohet se kanë ndarë 100 milionë rubla (1.22 milion dollarë) për shpërblimet për rekrutime më 2026, duke ofruar, përmes një programi rajonal, 400.000 rubla (4.900 dollarë) për secilin person që kanë rekrutuar.

Në qytetin perëndimor të Penzës, shpenzimet për këto shpërblime u rritën nga rreth 3 milionë rubla (36.700 dollarë) sa ishin më 2024 në pothuajse 31 milionë rubla (379.600 dollarë) më 2025, sipas shifrave zyrtare.

Disa pagesa konsiderohen sekret, duke e bërë të vështirë që të kuptohet se kush përfiton para.

Në shtator, një prokuror në Nizhni Tagil propozoi që të mos jepeshin më bonuse, duke argumentuar se ato po inkurajojnë grupet kriminale dhe rekrutimin e njerëzve që janë të përjashtuar nga shërbimi ushtarak për shkaqe shëndetësore.

Por, autoritetet e qytetit e hodhën poshtë propozimin, duke argumentuar se pagesat po ndihmojnë që të arrihen synimet sa i përket rekrutimeve. Në fund të tetorit, qyteti ndaloi që punonjësit dhe zyrtarët komunalë dhe shtetërorë të përfitonin bonuse, por autoritetet mbajtën në fuqi skemën.

Njerëz të cenueshëm

Aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se rekrutuesit vënë në shënjestër njerëzit që janë të cenueshëm ndaj presionit, përfshirë ata me çrregullime mendore, që kanë varësi, borxhe të mëdha ose pak familjarë që mund të ndërhyjnë për t’i mbrojtur.

Sipas aktivistëve dhe ish-rekrutuesve të intervistuar nga REL-i, informacionet për personat që mund të rekrutohen mund të vijnë nga punonjës të institucioneve mjekësore, bankave, agjencive për mbledhjen e borxheve, shërbimeve të përmbarimit, si dhe organizatave që merren me banimin dhe shërbimet komunale. Këto pretendime nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Një aktivist për të drejtat e njeriut, i identifikuar me pseudonimin Semyon, tha se ka pranuar dhjetëra ankesa për persona me probleme mendore që po dërgohen në një qendër rekrutimi në Ufa.

Sipas Semyonit, në një rast, një i ri që kishte aftësi të kufizuara intelektuale në shkallë të moderuar, të cilin një gjykatë e kishte shpallur ligjërisht të paaftë, thuhet se u mor nga shtëpia dhe u dërgua në qendrën e rekrutimit.

Sipas nenit 20 të Listës së Sëmundjeve të Rusisë, aftësia e kufizuar intelektuale e shkallës së moderuar kërkon klasifikimin në kategorinë D, që bën që çdo person që është në këtë kategori të mos mund të shërbejë në ushtri.

Semyon pretendoi se një psikiatër e kishte shpallur të riun të aftë për shërbimin ushtarak dhe se dikush tjetër kishte nënshkruar kontratën në emër të tij.

“Rekrutuesit e joshën që të dilte nga shtëpia”, tha Semyon.

Kjo kontratë po sfidohet në gjykatë. Ende nuk është vërtetuar pretendimi se kontrata është falsifikuar.

Në qendër ka zyrtarë të rekrutimit, mjekë dhe përfaqësues të bankave, duke u mundësuar kandidatëve që brenda një dite t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, të plotësojnë dokumentet dhe të pajisen me kartela bankare.

Dokumentet e brendshme të kompanisë së rekrutimit Agency for Communication Strategies, të publikuara në tetor nga The Insider, rendisin grupet shoqërore të cenueshme si shënjestra të mundshme.

Në mesin e tyre janë personat që përballen me falimentim, klientët e institucioneve mikrofinanciare, ish-të burgosurit, banorët e zonave më të varfra, si dhe personat që janë të varur nga alkooli, droga ose bixhozi.

Si të gënjejnë?

Kompanitë e rekrutimit shpallin po ashtu vende pune për shoferë, punëtorë transporti, kuzhinierë ose operatorë dronësh, ndonjëherë duke premtuar strehim falas, ushqim dhe ndihmë me kompletimin e dokumentacionit.

Nikolai, një ish-rekrutues që tha se kishte punuar për rreth 18 muaj në qendrën e rekrutimit Voevoda, i tha REL-it se të sapoardhurit kanë ndjekur kurse të shkurtra për mënyrën se si t’i bindnin kandidatët.

Trajnimi përfshinte udhëzime se “si t’i gënjejnë njerëzve në mënyrë bindëse”, tha Nikolai.

Ai tregoi për shpallje për punë në të cilat kandidatëve u premtohej se do të trajnoheshin si operatorë dronësh dhe jo se do të dërgoheshin në njësitë e sulmit.

“Me shumë gjasë, ata do t’i dërgojnë në njësitë e sulmit”, tha Nikolai.

Sipas tij, rekrutuesit kishin për shënjestër njerëzit, gjendja financiare e të cilëve ua bënte të vështirë që të refuzonin oferta të tilla.

Rekrutuesit nuk paguhen gjithmonë

Edhe ndërmjetësit mund të shfrytëzohen. Nikolai tha se kompanitë nisën t’i vononin pagesat për agjentët në vitin 2025, duke i shtyrë rekrutuesit që t’i padisnin.

Në nëntor të vitit 2025, media e pavarur ruse Verstka raportoi se të paktën pesë rekrutues kishin paditur kompaninë e rekrutimit ushtarak Expert, duke kërkuar nga 1.2 milion deri në 5.4 milionë rubla (14.700 deri në 66.100 dollarë) për komisionet e papaguara.

Për vonesat në pagesa, kompania fajësoi klientët rajonalë, të cilët nuk i kishin transferuar paratë që i detyroheshin.

Rekrutuesit mund të kenë vështirësi të dëshmojnë se një kandidat ka nënshkruar kontratë. Pasi kandidati dorëzohet për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor, ata mund të kenë qasje të kufizuar në dokumentet e nevojshme për të kërkuar komisionin.

Nikolai e përshkroi kështu këtë marrëveshje: “Ti ua merr njerëzve paratë me hile, e pastaj ata ta bëjnë të njëjtën gjë ty”./REL

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z
Tani

Politika nuk i kushton vëmendjen e duhur Gjeneratës Z

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë
Para 10 minutash

Papa Leone nis një udhëtim të gjatë në Amerikën Latine, ja cila do të jetë ndalesa e parë

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para
Para 38 minutash

Gjendet i pajetë një person në Durrës, detajet e para

Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh
Para 41 minutash

Si u shndërrua rekrutimi për luftën e Rusisë në një biznes të madh

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 11 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 10 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 12 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.