Sirenat bien sërish në Akrotiri, autoritetet e Qipros paralajmërojnë për kërcënim të vazhdueshëm

Pas sulmit fillestar iranian me dronë në zonën e Akrotirit në Qipro, ku ndodhet edhe një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit janë aktivizuar sërish, duke rritur shqetësimin mes banorëve të zonës.

Autoritetet lokale kanë reaguar menjëherë duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, pasi sipas tyre ekziston ende një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë. Përmes një mesazhi emergjent, banorëve u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave dhe të ndjekin me vëmendje udhëzimet e institucioneve përkatëse.

Në njoftimin e shpërndarë për banorët theksohej se situata mbetet e ndjeshme dhe se qytetarët duhet të shmangin qëndrimin pranë dritareve, duke u këshilluar të strehohen pas ose nën mobilje të forta për arsye sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vetëm për banorët e Akrotirit: Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë. Ju lutemi të qëndroni brenda deri në informacione të mëtejshme zyrtare. Qëndroni larg dritareve dhe strehohuni pas ose nën mobilje të forta. Prisni udhëzime të tjera”, thuhej në mesazhin paralajmërues të autoriteteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?