Siri, bombat ruse vrasin me 1700 civilë

Më shumë se 1.700 civilë janë vrarë në sulmet ajrore ruse në Siri gjatë pesë muajve të fundit, ka bërë të ditur sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut.

Në sulmet e aeroplanëve rusë, kanë mbetur të vrarë gjithsej 4.408 persona, në mesin e të cilëve 1.733 civilë, duke përfshirë 429 fëmijë dhe 250 gra, thuhet në një komunikatë të organizatës me seli në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 60 për qind e të vdekurve ishin luftëtarë, në mesin e të cilëve 1.492 anëtarë të grupeve rebele dhe anëtarë të Frontit Al Nusra, degë e Al-Kaedës në Siri, si dhe 1.183 anëtarë të Shtetit Islamik, ka shtuar Observatori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja për armëpushim në Siri e arritur mes SHBA-ve dhe Rusisë që ka hyri në fuqi të shtunën, nuk përfshin territore të kontrolluara nga Shteti Islamik dhe Al-Nusra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?