Siria njeh pavarësinë e Kosovës, Vuçiç: Ishte e pritshme, atje marrin urdhra

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç thotë se lajmi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria ishte i pritshëm.

”Tani është e qartë se sa e rëndësishme ishte qasja liberale e Bashar al-Assad ndërsa ishte në krye të Sirisë, dhe gjithashtu është e qartë kur vjen dikush që është nën ndikim të madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia”, tha Vuçiç gjatë një konference për mediat.

Nga ana tjetër, Vuçiç shtoi se në Siri “marrin urdhër dhe veprojnë sipas urdhrit” dhe tha se Serbia do të ketë diçka “me të cilën t’i gëzojë”, por nuk sqaroi se çfarë është fjala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?