FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata alarmante nga Koronavirusi, Conte “kyç” shkollat deri në 15 mars në Itali

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat Kryeministri italian ka informuar mbrëmjen e sotme datë 4 mars 2020 vendimin e qeverisë për mbylljen e shkollave të të gjitha cikleve duke nisur nga data 5 mars deri më 15 mars 2020.

Këtë vendim e morëm”, – tha kreu i qeverisë Conte – “pas një konsultimi të thellë me të gjithë ministrat, me Këshillin Suprem të Shëndetit si dhe me komitetin shkencor të ekspertëve duke vlerësuar situatën e përhapjes së koronavirusit në nivel kombëtar. Vlerësimi i ekspertëve na sugjeroj mbylljen e shkollavev në nivel kombëtar si masë parandaluese për të frenuar përhapjen e këtij virusi“, tha Conte.

Në konferencën e shtypit ishte e pranishme dhe ministrja e arsimit  Lucia Azzolina e cila tha se “për qeverinë ky nuk qe një vendim i thjeshtë e që u mor pas një vlerësimi të bërë nga komiteti tekniko-shkencor i ngritur pranë qeverisë i cili vlerësoj sitautën epidemike në nmivle kombëta“, tha ajo. Vendimi për mbuyllje e të gjitha shkollave hyn në fuqi që prej ditës së nesrme datë 5 mars 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?