Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Situata e nxehtë në Siri/ Erdogan në Uashington në kulmin e tensioneve

Bota E martë, 12 Nëntor 2019 22:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë javë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan viziton Uashingtonin, ku do të takohet me Presidentin amerikan Donald Trump. Takimi shihet si mundësi për të përmirësuar raportet që u tensionuan nga dallimet në disa qëndrime.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ofensiva e Turqisë kundër milicisë kurde në Siri, pritet të jetë temë kryesore e diskutimit midis dy presidentëve, Trump dhe Erdogan. Për Ankaranë ushtarët kurdë janë terroristë, por ata janë aleati kryesor në betejën e udhëhequr nga SHBA-ja kundër Shtetit Islamik.

Mund t'ju interesojë

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Para 1 ore
Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Para 1 ore
Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Para 1 ore

Kongresi amerikan ka kërcënuar me fuqizim të sanksioneve kundër Turqisë, disa prej të cilave do të godasin personalisht zotin Erdogan. Takimi i kësaj jave midis dy presidentëve, vjen në kohë kritike për marrëdhëniet midis dy vendeve aleate të NATO-s.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Është një listë e gjatë e problemeve midis dy vendeve. Në fakt marrëdhënia kurrë nuk ka qenë kaq e keqe. Çështje me rëndësi është sulmi i Turqisë në Siri dhe kundërshtimi i SHBA-së. Situata në terren është e paqëndrueshme”, thotë Asli Aydintasbas i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Pavarësisht tensioneve, dy presidentët duket se kanë ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi, gjë që në Ankara shihet si mundësi për një riafirmim të tyre.

“Samiti historik do të sjellë përfitime për të dyja palët. Unë e shoh me optimizëm. Kjo do të sjellë zgjidhje dhe mundësi të reja mes dy aktorëve”, thotë Mesut Casin, këshilltar i presidentit turk.

Por disa analistë thonë se pritja e zgjidhjes duke u mbështetur vetëm tek Zoti Trump, mund të jetë stategji e rrezikshme. “Ishte një gabim i madh strategjik që marrëdhënia të varet te Presidenti Trump, te një njeri dhe te postimet e tij në rrjete sociale. Është e gabuar. Do të thosha se është një ruletë ruse në marrëdhënien që është më e vjetër se një shekull”, thotë Asli Aydintasbas.

Zoti Erdogan pret nga Presidenti Trump të heqë embargon për blerjen e avionit të fundit luftarak amerikan. Kjo masë erdhi si përgjigje ndaj blerjes nga Turqia të sistemit rus S-400 për mbrojtje nga raketat. Uashingtoni është i alarmuar nga thellimi i lidhjeve të Ankarasë me Moskën.

Gjatë vizitës së tij, pritet që zoti Erdogan të ofrojë blerjen e raketave amerikane. Ankaraja thotë se nëse ky takim nuk përmirëson raportet ShBA-Turqi, Moska është në pritje.

“Turqia nuk mund të ketë aleancë produktive me SHBA ndërkohë që këto kërcënime vazhdojnë në maksimum. Kjo nuk sjell përfitime. Kur sheh se kush përfiton nga situata, këto janë Rusia dhe Kina”, thotë këshilltari për politika të jashtme i presidentit turk, Mesut Casin.

Në Siri, qysh tani ka filluar bashkëpunimi i trupave turke dhe ruse. Presidenti rus Vladimir Putin pritet ta përcjellë me kujdes vizitën e Presidentit Erdogan në Uashington. /Voa/

Etiketat e lidhura

Erdogansiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 1 ore

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 1 ore

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.