FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata e rëndë nga Covid-i, paralajmëron ministri gjerman: Një gjë është e qartë, s’do shfuqizohen kufizimet!

Gjermania nuk do të jetë në gjendje të heqë të gjitha masat që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit në fillim të shkurtit, tha ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn.

“Një gjë është e qartë: nuk do të jetë e mundur të shfuqizohen të gjitha kufizimet më 1 shkurt”, i tha Spahn radios Deutschlandfunk të mërkurën, duke shtuar se do të duheshin edhe dy ose tre muaj për të arritur efektet e fushatës së vaksinimit.

Revista Bild raportoi të martën se kancelarja, Angela Merkel, kishte thënë në një takim të ligjvënësve se masat aktuale të izolimit mund të zgjasin deri në fillim të prillit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kabineti gjerman do të takohet të mërkurën për të miratuar kontrolle më të rrepta për njerëzit që hyjnë në Gjermani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas rregullave të reja, udhëtarëve nga vendet me numër të lartë të të infektuarve, apo nga ato ku po qarkullon një variant i ri i koronavirusit, do t’u kërkohet të bëjnë një test të koronavirusit.

Instituti gjerman për sëmundjet Infektive, Robert Koch (RKI) raportoi të mërkurën për 19.600 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. /REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?