Situatë kritike në Itali, evakuohen çerdhet dhe shkollat

Veriu i Italisë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu. Mediat italiane bëjnë të ditur se më kritike situata paraqitet në Lombardi, ku lumi Lambro doli nga shtrati në disa pjesë të Milanos, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut dhe devijim të transportit publik.

Disa çerdhe dhe shkolla janë evakuuar për shkak të përmbytjeve. Në Bellinzago Lombardo dhe Masate, në zonën e Milanos, një çerdhe dhe një kopsht që ishin përmbytur u evakuuan.

Për këtë arsyje, kopshtet dhe shkollat ​​në qendër të qytetit janë mbyllur, pasi kanë transferuar fëmijët dhe nxënësit në Bashki apo në struktura të tjera.

SHKARKO APP