Sizmiologu grek: Nuk është e zakonshme që Greqia të ketë kaq shumë tërmete në një periudhë kaq të shkurtër kohore
Greqia tashmë prej muajsh ka një aktivitet të lartë sizmik. Sipas sizmiologut grek nuk është e zakonshme që Greqia të ketë kaq shumë tërmete të kësaj magnitude në një periudhë kaq të shkurtër kohore
“Nuk është e zakonshme që Greqia të ketë kaq shumë tërmete të kësaj magnitude në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Në harkun grek kemi çdo vit një tërmet me magnitudë 6 Rihter ose më shumë. Tani shohim, vetëm në rajonin e Kretës, të kemi tre tërmete të përhapura. Rajoni i Kretës zë pjesën qendrore të një strukture të madhe gjeotektonike, e cila prodhon shumë tërmete. Tre të fundit janë një “mostër” , nënvizoi profesori dhe duke iu referuar për herë të parë studimit që kishte botuar në vitin 1987, shtoi: “Po të shohim vitin e fundit do të shohim që kemi në të gjithë vendin ka një numër i shtuar i tërmeteve të mëdha. Kjo do të thotë, ne e tejkalojmë shumë mesataren. Nga viti 2017 e deri më sot kemi pasur 11 tërmete me magnitudë gjashtë ballë e lart. Nuk ka dyshim se po kalojmë një periudhë të përmbysjes sizmike. Çdo fazë e ndezjes zgjat rreth tetë vjet. Sipas një modeli të një studimi që kam paraqitur disa vite më parë dhe është verifikuar, kam ndjesinë se cikli i këtij shpërthimi sizmik është drejt përfundimit. Sigurisht, askush nuk mund ta dijë se kur do të përfundojë”- tha ai.
Në lidhje me Atikën, zoti Gerasimos Papadopoulos theksoi rreth saj ka çarje që e kërcënojnë atë.
“Ka shumë çarje rreth Atikës që e kërcënojnë, si në Alkyonides që u aktivizua në vitin 1981 por edhe ato në Evinë Jugore dhe Veriore”-përfundoi ai.