Skandal në OKB, paqeruajtësit kanë detyruar vajzat të bëjnë seks me qen

Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se janë lajmëruar më shumë se 100 raste të reja të keqpërdorimeve që të pjesëtarët e misionit paqeruajtës kanë bërë në Republikën Qendrore të Afrikës.

Sekretari i përgjithshëm Ban Ki Moon ka thënë se është “thellë i shokuar” me raportet e fundit.

Grupi amerikan “AIDS-Free World” ka dërguar raportin e OKB-së në të cilin thuhet se katër vajza janë dërguar në kampin francez ku kanë qenë të lidhura dhe janë detyruar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me qen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raportin e OKB-së është publikuar edhe para disa muajsh se rreth 69 akuza për krime seksuale nga paqeruajtësit kanë ardhur nga Republika Qendrore e Afrikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një zëdhënës i OKB-së ka thënë për Asociated Press se ende nuk është konfirmuar raporti i grupit “AIDS-Free World” për keqtrajtimin e vajzave në të cilën është përzier edhe komandanti i forcave franceze por që ai rast është duke u hetuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?