Skandali i Panamasë, kryeministri i Islandës i kërkon Presidentit të shpërndajë parlamentin

Kryeministri i Islandës është zotuar të mbajë zgjedhje të parakohshme nëse ai humbet besimin e aleatëve të koalicionit të tij, të cilët shfaqën zemërim lidhur me përmendjen e emrit të tij në skandalin e Panamasë.

Sigmundur Davio Gunnlaugsson ishte një ndër udhëheqësit e përmendur në dosjet e shumta që rrodhën.

Ai mohoi çdo abuzim dhe sfidoi thirrjet që i bëheshin për të dhënë dorëheqjen nga pasi mijëra njerëz protestuan jashtë godinës së parlamentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në një njoftim të martën, z.Gunnlaugsson tha se do të shpërndante parlamentin dhe do të bënte zgjedhjet sa më shpejt të ishte e mundur, nëse aleatët e tij të koalicionit nuk do ta mbështesnin më.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?