Skandali ne Luvër: Passworde të thjeshta dhe sisteme të vjetra në zemër të muzeut më të famshëm

Pas vjedhjes spektakolare të 19 tetorit në Muzeun e Luvrit,  hetimet kanë zbuluar dobësi alarmante në sistemet e sigurisë,  duke përfshirë fjalëkalime të thjeshta dhe përdorimin e teknologjive të vjetruara.

Fillimisht, Ministrja e Kulturës së Francës,  Rachida Dati,  deklaroi se sistemet nuk kishin treguar mosfunksionim menjëherë pas ngjarjes. Por 10 ditë më vonë,  ajo ndryshoi tonin,  duke pranuar para Senatit se:

“Kishte vërtet boshllëqe në siguri. Do të hedhim dritë mbi dobësitë, lëshimet dhe përgjegjësitë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre ditë më pas,  Dati njoftoi masa urgjente për të mbuluar mangësitë,  pas zbulimeve të hetimit që treguan probleme serioze në sigurinë dixhitale të muzeut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas dokumenteve të publikuara nga CheckNews,  që nga viti 2014,  ekspertët e ANSSI (Shërbimi Kombëtar për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit) kishin paralajmëruar për fjalëkalime të dobëta në serverat kryesorë të muzeut: “Louvre” për serverin e mbikëqyrjes me video dhe “Thales” për softuerin e kompanisë Thalès.

Raporti i vitit 2017 konfirmoi përdorimin e sistemeve operative të vjetra si Windows 2000 dhe XP,  me probleme të rregullta në pajisje.

Në vitin 2025, një dokument zbuloi se softueri “Sathi”,  përgjegjës për mbikëqyrjen me video,  funksiononte në Windows Server 2003,  një version që nuk mbështetet më nga Microsoft.

Luvri nuk ka komentuar publikisht mbi veprimet e ndërmarra,  ndërsa studiuesit paralajmërojnë se mungesa e një strategjie gjithëpërfshirëse ka ndikuar në përkeqësimin e sigurisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?