Skandaloze/ Profesorja në Kairo: Meshkujt myslimanë kanë të drejtë t’i dhunojnë gratë jo-myslimane
Një profesoreshë myslimane së fundmi ka deklaruar në një emision se “Allahu i lejon meshkujt myslimanë t’i dhunojnë gratë jo-myslimane, në mënyrë që t’i poshtërojnë ato”. Kjo deklaratë e profesoreshës Saud Saleh, nga universiteti Al-Azhar në Kairo të Egjiptit, ka shkaktuar polemika të shumta në mediat botërore.
Profesoresha Saud Saleh e Universitetit Al-Azhar të Kairos, në Egjipt, ka deklaruar se në kohë lufte mes myslimanëve dhe jo-myslimanëve, meshkujt myslimanë kanë të drejtë t’i përdhunojnë gratë jo-myslimanë në mënyrë që t’i poshtërojnë ato, transmeton tekstin e Express.co.uk.
Në një intervistë televizive Saleh në tendencë që ta dekurajojë blerjen e skllevërve të seksit nga shtetet Aziatike, ka thënë se Allahu i ka dhënë një të drejtë “legjitime” që të kenë marrëdhënie seksuale me gratë skllave.
Profesoresha kontroverse ka thënë se skllavëria ka ekzistuar edhe para Islamit ku çdokush ka pasur mundësi t’i tregtojë gratë dhe burrat, por që Islami e ka vënë nën diktat skllavërinë duke e rregulluar kohën kur lejohej një gjë e tillë. “Të burgosurat femra, të luftës, bëhen pronë e jotja”, ka thënë Saleh.
“Për t’i poshtëruar ato i bëjnë pronë të komandantit të ushtrisë – ose të një myslimani dhe ai mund të ketë marrëdhënie seksuale me to njësoj si edhe me gratë e veta”. Dr Andrew Holt, profesor i historisë në Florida State College, ka thënë se deklaratat e Saleh’ut mbështeten në ligjëratat e një profesori në “Universitetin Prestigjoz Islam Sunni” dhe janë më shumë se 1000 vjet të vjetra.
Gazeta Express.
KOHA JONË SONDAZH

