Skllavëria e vajzave të mitura, ja çfarë ju bëhet (FOTO)
Tortura ndaj vajzave të mituara janë gjithmonë një problem i madh. Duke marrë shkas nga rasti i dy vajzave që mendohet se janë mbajtur të mbyllura dhe janë torturuara për 5 vite me radhë, Presidenti i Birmanisë ka kërkuar nisjen e hetimeve. Adoleshentet janë liruar javën e kaluar me ndihmën e një gazetari, raporton BBC.
Tronditës mbetet edhe dëshmia e familjeve të këtyre vajzave, ku janë shprehur se policia I ka ka refuzuar disa herë lutjet e tyre për të ndërhyrë në këtë rast.
Pas një kalvari të shumta denoncimet, policia e ka arrestuar rrobaqepësin së bashku me dy anëtarët e tij të familjes. Dy vajzat ishin vetëm 11 dhe 12-vjeçe kur u dërguan në kryeqytetin tregtar në Yangon nga prindërit e vet.
Për familjet e varfra të Birmanisë është një vendim i dhimbshëm por i zakonshëm për t’i dërguar fëmijët që të punojnë në qytete tregtare.
Sipas statistikave të Kombeve të Bashkuara, një milion fëmijë birmanë janë të detyruar që ta lënë edukimin arsimor për të punuar. Këto dy vajza u bënë shërbyese në një dyqan rrobaqepësie në qendër të Yangonit, por, çfarë kishte filluar si punë e pagueshme u kthye në skllavëri moderne.


KOHA JONË SONDAZH

