Sllobodan Milosheviçi vrau veten pa dashje?!

Florence Hartmann, ish­-zëdhënëse e prokurorisë në Hagë, ka thënë se ish­presidenti i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviç qëllimisht mori mjekim të parregullt në mënyrë që t’i përkeqësohej shëndeti dhe të lirohej për t’u mbrojtur në liri dhe të ikte në Rusi.

Siç thotë ajo, përcjellin mediat serbe, ai e kishte helmuar veten, sepse ai ishte duke marrë për një kohë të gjatë “rifampicin”, i cili i ishte dorëzuar atij në qelinë e tij.

Duke e marrë atë ilaç, siç ka thënë ajo, e cila përdorët për mjekimin e leprozës, Milosheviç ka “përmbysur” ilaçin që përdoret për tensionin e lartë të gjakut, prej të cilit edhe vuante.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo i solli vdekjen, gjë që nuk e kishte qëllim. Ai donte të përkeqësonte gjendjen”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?