Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë
Sllovakia regjistroi një temperaturë rekord prej 42.2 gradë Celsius të mërkurën, gjatë një vale të nxehti që po godet Evropën Qendrore. Temperatura më e lartë e regjistruar në Dolné Plastince, një fshat në jug të vendit, tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 41.4 gradë Celsius, të regjistruar një ditë më parë në jugperëndim të vendit, bëri të ditur Instituti Hidrometeorologjik Sllovak (SHMU). Në kryeqytetin Bratislavë, i cili gjithashtu përjetoi temperatura rekord për Sllovakinë këtë javë, Maros Danko, 38 vjeç, tha se po kalonte më shumë kohë në shtëpi se zakonisht.
KOHA JONË SONDAZH

