Sllovenia hap trafikun ndërkombëtar, lejon edhe grumbullimet
Sllovenia do të hapë trafikun ndërkombëtar për autobus nga data 15 qershor dhe do të lejojë grumbullimet deri në 500 personave në vende publike, konfirmoi sot zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin.
Që nga e hëna, transporti publik ndërkombëtar, përmes rrugës dhe hekurudhave, do të rihapet dhe transporti ajror do të aktivizohet. Ardhja e grupeve turistike me autobusë mund të pritet që nga e hëna, e cila deri më tani nuk ka qenë e mundur.
Mbledhja dhe lëvizja e deri në 500 personave në hapësira publike dhe zona do të lejohet përsëri, kështu që disa ngjarje sportive mund të mbahen në përputhje me masat themelore epidemiologjike në fuqi gjatë epidemisë Covid-19.