Sllovenia vendos të njohë shtetin e Palestinës

Qeveria sllovene miratoi një vendim për njohjen e një shteti të pavarur palestinez, duke ndjekur hapat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë.

“Sot qeveria ka vendosur të njohë Palestinën si një shtet të pavarur dhe sovran”,-tha kryeministri Robert Golob, në një konferencë shtypi në Lubjanë. Parlamenti i vendit anëtar të Bashkimit Evropian duhet të miratojë vendimin e qeverisë në ditët në vijim përmes Parlamentit.

Masa është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të vendeve për të koordinuar presionin ndaj Izraelit për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza. Golob gjithashtu bëri thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të armiqësive midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza dhe lirimin e të gjithë pengjeve.

SHKARKO APP