Snapchat mbyll përgjithmonë llogarinë e Trump
Presidenti ende në detyrë i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është bllokuar përgjithmonë nga Snapchat, sipas një deklarate nga platforma. ”Në interes të sigurisë publike dhe bazuar në përpjekjet e Trump për të përhapur dezinformata, gjuhë urrejtjeje dhe nxitur dhunë, të cilat janë shkelje të qarta të udhëzimeve tona, ne kemi marrë vendimin për të bllokuar llogarinë e tij në mënyrë të përhershme”, njofton kompania.
Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan u censurua nga kompanitë e mëdha teknologjike, si Facebook, Twitter dhe Youtube. Javën e kaluar, Facebook tha se do të bllokonte llogarinë e Trump për pjesën e mbetur të mandatit të tij në detyrë dhe ndoshta “për një kohë të pacaktuar”.
Twitter, megafoni i preferuar i Trump në internet, vendosi të pezullojë përgjithmonë llogarinë e tij, për nxitjen e asaj që u kthye në një kryengritje të dhunshme në Kapitol. Në fund listës iu shtua YouTube, që deklaroi se po pezullon kanalin e Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë.