Solidariteti i vendeve aleate me Turqinë
Solidariteti me Turqinë ndaj sulmit tronditës, ka bashkuar liderët e shteteve që janë aleate me Turqinë. Ja disa prej Ministrave dhe Presidentëve që kanë ndarë dhimbjen dhe mbështetjen e tyre ndaj Stambollit:
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, në një postim në Twitter ka shprehur ngushëllimin ndaj ngjarjes tragjike. “Istanbul. Sultan Ahmet. Terrorizmi nuk mund të justifikohet. Ne jemi në anën e popullit turk”.
Donald Tusk – President i Këshillit Europian. Ja mesazhi në twitter: “I dënojnë sulmet brutale terroriste sot në Stamboll. Ndajnë dhimbjen me viktimat”.
Ditmir Bushati – Ministër i Jashtëm i Shqipërisë – Shqipëria është aleate me Turqinë, këtë e ka shprehur dhe Ministri në postimin e tij në Twitter. ” Ngushëllimet për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Stamboll. Si një aleat Shqipëria qëndron në solidaritet me Turqinë”
Jespen Sorensen- Ministër i Jashtëm i Danimarkës. Ja mesazhi për sulmin: “Sulmi të tmerrshëm në Stamboll, një qytet me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Duke qarë për popullin e këtij kombi të madh. Mendimet tona janë ndaj familjeve të viktimave”.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

