Sondazhet për zgjedhjet presidenciale amerikane: Kryeson Biden apo Trump
Votuesit amerikanë do të vendosin më 3 nëntor nëse Donald Trump do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë për katër vite të tjera, raporton BBC.
Ndërkohë i nominuari i Partisë Demokratike, Joe Biden, njihet më tepër si nënkryetar i Barack Obamas por ka qenë pjesë e politikës amerikane që nga vitet 1970.
Ndërsa po afrohet dita e zgjedhjeve, kompanitë e sondazheve do të përpiqen të vlerësojnë situatën, duke pyetur votuesit se cilin kandidat preferojnë.
Biden udhëheq në sondazhet presidenciale kombëtare
Sondazhet kombëtare janë një udhëzues i mirë se sa i popullarizuar është një kandidat në të gjithë vendin, por ato nuk janë domosdoshmërish një mënyrë e mirë për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.
Në vitin 2016, për shembull, Hillary Clinton udhëhoqi në sondazhe dhe fitoi gati tre milionë vota më shumë se Donald Trump, por megjithatë humbi – kjo për shkak se SHBA-ja ka një sistem kolegji elektoral, kështu që votat nuk ndihmojnë të fitoni gjithmonë zgjedhjet.
Joe Biden ka qenë në avantazh ndaj Donald Trump në shumicën e sondazheve kombëtare që nga fillimi i vitit.
Ai ka fituar mbi 50% të mbështetjes së popullit amerikan në muajt e fundit dhe ka pasur një epërsi prej 10 pikësh në disa raste, transmeton abcnews.al
Cilat shtete do të vendosin për këto zgjedhje?
Siç zbuloi rasti i Clinton në vitin 2016, numri i votave që fitoni është më pak i rëndësishëm sesa ku i fitoni.
Shumica e shteteve pothuajse gjithmonë votojnë në të njëjtën mënyrë, që do të thotë se në të vërtetë ka vetëm një grusht shtetesh ku të dy kandidatët kanë një shans për të fituar.
Në sistemin e kolegjit elektoral që SHBA përdor për të zgjedhur presidentin e saj, secilit shtet i jepet një numër votash bazuar në sa anëtarë dërgon në Kongres – Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senat.
Janë gjithsej mijë total prej 538 votash të kolegjit elektoral, kështu që një kandidat duhet të fitojë 270 vota për të marrë presidencën.
Disa shtete të “fushës së betejës” kanë shumë më tepër vota të kolegjit elektoral se të tjerët, kështu që kandidatët angazhohen më tepër në këto vende
Kush po udhëheq në “shtetet e fushës së betejës”?
Për momentin, sondazhet në shtetet e “fushës së betejës” tregojnë se Joe Biden po kryeson, por gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, veçanërisht kur përfshihet Donald Trump.
Sondazhet sugjerojnë se Biden ka epërsi të mëdha në Michigan, Pennsylvania dhe Wisconsin – tre shtete industriale ku rivali i tij republikan fitoi me marzhe më pak se 1% për të arritur fitoren në vitin 2016.
Por janë “vendet e betejës” ku Trump fitoi shumë në vitin 2016, ato për të cilat ekipi i tij i fushatës do të duhet të shqetësohet më shumë.
Marzhi i tij fitues në Iowa, Ohio dhe Texas ishte midis 8-10% atëherë, por është shumë më afër në të tre për momentin. Kjo është një nga arsyet pse disa analistë politikë i vlerësojnë shanset për t’u rizgjedhur më të vogla.
FiveThirtyEight, një faqe në internet e analizës politike, thotë se Biden është “i favorizuar” për të fituar zgjedhjet, ndërsa The Economist thotë se ai “ka shumë të ngjarë” të mundë Trump.
Kush e fitoi debatin e parë presidencial?
Donald Trump dhe Joe Biden u gjenden ballë për ballë në debatin e parë televiziv më 29 shtator.
Shumë ekspertë e vlerësuan se debatin e fitoi Biden.
Por çfarë na tregojnë sondazhet?
Një sondazh kombëtar i NBC News/Wall Street Journal i kryer pas debatit shpalli fitues Biden me 53% dhe rivalin e tij me 39% – një hendek gjashtë pikë më i gjerë se në sondazhin e tyre të mëparshëm dy javë më parë.
Por, më shqetësuese për presidentin janë dy sondazhet shtetërore të “fushës së betejës” të kryera nga New York Times dhe Siena College që shpallën fitues Biden me shtatë pikë përpara në Pensilvani dhe pesë pikë në Florida.
Në përgjithësi, nuk duket se performanca e debatit të presidentit e ndihmoi atë të mbyllte hendekun me rivalin e tij.
Debati i dytë u anulua, ndërsa debati i tretë sipas sondazheve deri më tani, shpalli fitues Biden.
A ka ndikuar COVID-19 në disavantazhin e Trump?
Vetëm disa ditë përpara debatit të parë Trump konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus.
Ndërsa pandemia ka dominuar titujt kryesorë në SHBA që nga fillimi i vitit, fokusi ishte zhvendosur në Gjykatën e Lartë pas vdekjes së Ruth Bader Ginsburg në shtator.
Kështu që testi pozitiv për Trump vulosi përgjigjen e tij ndaj pandemisë, e cila shkaktuar më shumë se 200,000 viktima në SHBA. Sipas të dhënave nga një sondazh i ABC News/Ipsos, vetëm 35% e amerikanëve e miratojnë mënyrën se si presidenti e ka trajtuar krizën.
72% e të anketuarve deklaruan se Trump nuk e mori “rrezikun e infektimit me koronavirus seriozisht”, ndërsa po të njëjtët thanë që ai nuk arriti të marrë “masat e duhura paraprake kur bëhej fjalë për shëndetin e tij personal”.
Një sondazh i ngjashëm i Yahoo News/YouGov zbuloi se rreth gjysma e të anketuarve deklaruan se ai mund të kishte shmangur infektimin nëse ai do të kishte praktikuar distancën sociale dhe do të mbante një maskë.
A duhet t’i besojmë sondazheve?
Është e lehtë të mohosh sondazhet duke thënë se ato kanë gabuar në vitin 2016 dhe se presidenti Trump po bën pikërisht këtë gjë. Por nuk është plotësisht e vërtetë.
Në shumicën e sondazheve kombëtare Hillary Clinton kryesonte, por kjo nuk do të thotë se ato sondazhe ishin të gabuara, pasi ajo fitoi tre milionë vota më shumë sesa rivali i saj.
Por këtë vit ka disa pasiguri për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe efektit që ka shkaktuar në ekonomi dhe mënyrën se si njerëzit do të votojnë në nëntor, kështu që të gjitha sondazhet duhet të vlerësohen me skepticizëm. /abcnews.al