Sondazhi: Grekët, populli më i zhgënjyer në BE

 

Gjendje e keqe ekonomike, pesimizëm për të ardhmen dhe pakënaqësi për jetën janë ato që mendojnë grekët në këto momente, duke i bërë ata popullin më të zhgënjyer në BE, sipas raportit të Eurobarometrit që u publikua orët e fundit. Konkretisht, 60% e të intervistuarve deklarojnë se nuk janë të kënaqur nga jeta e tyre, tre herë më shumë se mesatarja e BE-së. 83% e grekëve nuk kanë besim në të ardhmen, kur në Europë kjo shifër shkon vetëm në 32%.  Gjithashtu, 92% e qytetarëve në Greqi vlerëson se kanë jetuar dikur më mirë sesa tani, por megjithatë 7 në 10 vetë është pro monedhës së përbashkët dhe 8 ndër 10 pro lëvizjes së lirë të qytetarëve evropianë.
Sipas TCh, në të njëjtin sondazh, më shumë se gjysma e grekëve (52%) deklarojnë se profesionalisht janë në gjendje të keqe dhe se në të ardhmen kjo do të përkeqësohet. Pothuajse shumica në Greqi (97%) vlerësojnë si shumë të keqe gjendjen ekonomike të vendit dhe 70% besojnë se ajo do të përkeqësohet edhe më në muajt e ardhshëm.  8 ndër 10 grekë nuk kanë besim tek qeveria dhe as tek BE-ja. Për popullin grek problemet më të mëdha janë emigracioni dhe gjendja ekonomike, ndërsa konsiderojnë njëkohësisht si sfidë për qeverinë përballimin e papunësisë rekord në BE.  Gjithashtu, sondazhi i Eurobarometrit ka treguar se në Greqi terrorizmi përbën një burim të madh shqetësimi, sidomos pas sulmeve të Parisit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?