Sondazhi i CNN: Zgjerohet epërsia e Biden me 57%, Trump 41%

Covid-19 është fusha kryesore e betejës midis kandidatëve të ardhshëm për President të SHBA-së.  Përmes një postimi të fundit, kandidati demokrat Biden thotë se “maskat kanë rëndësi, ato shpëtojnë jetë”, duke shoqëruar tekstin me një foto të presidentit Trump pa maskë kur hyn në Shtëpinë e Bardhë, pas qëndrimit të tij në spital. Në kundërshtim më të Trump minimizon situatën me faktin se më e keqja ka kaluar për të, dhe bën apel për të jetuar me Covid-19.

Sondazhi i NBC-Wall Street Journal gjithashtu i jep kandidatit demokrat një avantazh shumë më të lartë se shifra dyshifrore me 14 pikë diferencë, 53% kundrejt 39%.

Hendeku për Trump është zgjeruar pas përballjes së parë në TV në 30 shtator. Nëse kalojmë në sondazhet mbi shtetet individuale: në Arizona sipas New York Times-Siena College-Biden është përpara me 8 pikë përqindje. Një avantazh i madh, duke qenë se në shtetin perëndimor njerëzit kanë votuar republikanët që nga viti 1996.

SHKARKO APP