Soros kundër Facebook: “Ndihmon Trump dhe nuk është neutral, Zuckerberg duhet të marrë nën kontroll krijesën e tij”!

Financuesi dhe filantropi amerikan ka bërë një deklaratë për New York Times kundër gjigantit të Silicon Valley, i cili nuk bën asgjë për të shmangur problemet e krijuara në zgjedhjet e vitit 2016. Ai është një botues, jo një “platformë”, ai duhet të mbahet përgjegjës për atë që boton.

“Në darkën e javës së kaluar në Davos, Zvicër, ata më pyetën nëse mendoja nëse Facebook po sillet më me përgjegjësi sot sesa gjatë zgjedhjeve të vitit 2016. Përgjigja ime ishte:Jo fare”, tha Soros. “Facebook është një botues, jo një moderator i thjeshtë neutral apo një” platformë. Qasja e arsyeshme kërkon që ai të mbahet përgjegjës për përmbajtjet që shfaqen në faqen e tij”, u shpreh ai  sipas NYT.

Sipas Soros, Facebook duhet të gjykohet për atë që bën, jo për ato që thotë. Ai gjithashtu thekson dhe ripohon akuzat e tij kundër Facebook të udhëhequr nga Zuckerberg dhe Sandberg pasi që të dy ndjekin një parim të vetëm udhëzues: të maksimizojnë fitimet pavarësisht nga pasojat. Ndaj Sipas Soros në një mënyrë apo tjetër, ato nuk duhet të lihen në komandën e Facebook-ut ”./ SCAN

SHKARKO APP