Sot “28 vite pa Princeshën e Zemrave”/ Bota ende pyet në heshtje: A ishte aksident vdekja e Lady Diana?

Më 31 gusht 1997, bota u shokua nga lajmi tragjik për vdekjen e Princeshës Diana.

E njohur për humanizmin dhe për natyrën e saj të afërt me njerëzit, Diana u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare në një aksident automobilistik në Paris, ndërsa udhëtonte me partnerin e saj, biznesmenin egjiptian Dodi Al-Fayed.

Çifti ndodhej në një Mercedes-Benz, që u përplas me një nga shtyllat e tunelit Alma, ndërsa përpiqej t’i shpëtonte paparacëve. Dodi dhe shoferi i tyre, Henri Paul, humbën jetën në vend, ndërsa Diana vdiq pak orë më vonë në spital. Truproja i saj, Trevor Rees-Jones, ishte i vetmi që mbijetoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetimet zyrtare dhe dyshimet që nuk u shuan kurrë
Hetimet britanike dhe franceze e konsideruan ngjarjen si një aksident tragjik, duke theksuar se shoferi ishte në gjendje të dehur në momentin e përplasjes. Por për shumë njerëz, përfshirë familjen e Dodi Al-Fayed, kjo nuk ishte thjesht një aksident.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mohamed Al-Fayed, babai i Dodit, ka akuzuar hapur Shërbimin Britanik të Inteligjencës (MI6) dhe Familjen Mbretërore për përfshirje në atë që ai e quan një atentat të mirëorganizuar. Sipas tij, mbretëria nuk pranonte idenë që Diana – nëna e trashëgimtarëve të fronit – të martohej me një mysliman, dhe fëmijët e saj të kishin një njerk të tillë.

A ishte shoferi një spiun?
Një tjetër teori që vazhdon të qarkullojë lidhet me identitetin e shoferit Henri Paul. Richard Tomlinson, një ish-anëtar i MI6, ka sugjeruar në librin e tij se Paul kishte lidhje me shërbimet sekrete dhe ishte ndoshta i infiltruar. Gjetja e një shume të madhe parash nën sediljen e tij pas aksidentit ka ngritur edhe më shumë dyshime.

Madje është përfolur se makina e çiftit ishte përgjuar, çka do t’i kishte mundësuar shërbimeve të sigurisë të ndiqnin çdo lëvizje të Dianës dhe Dodit.

Ishte objektivi vërtet Diana?
Gazetari francez Francis Gillery, në librin e tij “Lady Died”, hedh një tjetër pistë: se shënjestra nuk ishte Diana, por vetë Dodi Al-Fayed. Sipas tij, Dodi nuk ndodhej në Paris vetëm për pushime me Princeshën, por për të përfunduar një marrëveshje të rëndësishme biznesi me babain e tij. Gillery sugjeron se sulmi ishte një përpjekje për të ndaluar këtë marrëveshje dhe për të goditur familjen Al-Fayed.

28 vjet më pas – ende shumë pyetje pa përgjigje
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se dy dekada nga ngjarja, teoria se vdekja e Lady Di ishte një komplot vazhdon të mbetet e gjallë në opinionin publik. Për miliona njerëz në mbarë botën, ajo nuk ishte vetëm “Princesha e Popullit”, por edhe një figurë që mbetet e pazëvendësueshme në historinë moderne.

Ndërsa përvjetori i 28-të i vdekjes së saj po afrohet, pyetjet mbi atë natë tragjike në Paris vazhdojnë të mbeten pa përgjigje përfundimtare.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?