Sot ditë zgjedhjesh në Bullgari, votojnë edhe emigrantët

Sot në Bullgari janë zgjedhjet parlamentare,dhe gjithë shtetasit bullgarë që jetojnë jashtë vendit kanë të drejtën e votës. Në Athinë, Patër, Heraklio, Larisa dhe Selanik, mijëra votues i janë drejtuar kutive të votimit për të votuar partinë e tyre te preferuar.

Në Shqipëri vota e emigrantëve është kthyer në arenë përplasje dhe kapriço të njërës ose tjetrës parti, duket se bullgarët e kanë kaluar prej kohësh këtë kompleks. Ligji elektoral bullgar u jep të drejtën e votës jashtë vendit të gjithë atyre që kanë kartë identiteti bullgare dhe në momentin e votimit deklarohen se do të votojnë, paçak nëse janë ose jo rezidentë në vendin që votojnë.

Pasi kutitë e votimit mbyllen dhe vulosen dërgohen në komisionin qëndror në Sofie. Pasi mumërohen, votat i shtohen progresivit të votave në shkallë vendi, çka u lejon partive të kenë në këtë mënyrë deputetë të diasporës nga lista rendore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?