Spanja në luftë me flakët/ Digjen 260 mijë hektarë pyll, evakuime masive
Një zjarr pyjor i shpërthyer pranë Madridit në Spanjë, ka marrë përmasa katastrofike. Deri më tani, flakët kanë shkatërruar mbi 260 mijë hektarë pyll në rajonin e Guadalajara-s, duke vënë në alarm të kuq autoritetet vendase.
Zjarri, i cili fillimisht nisi në fshatin Mierla (Castilla-La-Mancha), është përhapur me shpejtësi ekstreme orët e fundit. Për shkak të rrezikut të lartë, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të 28 vendbanimeve, duke larguar nga shtëpitë e tyre më shumë se 1.200 banorë.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje nga ajri dhe toka. Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për viktima apo të lënduar nga fronti i zjarrit. Gjendja mbetet mjaft shqetësuese, pasi meteorologët parashikojnë ardhjen e një vale të re të nxehti afrikan që do të godasë Spanjën gjatë ditëve në vijim, çka mund të përkeqësojë edhe më tej betejën me zjarrin.
KOHA JONË SONDAZH

