FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spanja pritet të vaksinojë grupmoshat nga 12 deri në 17 vjeç përpara fillimit të vitit shkollor

Qeveria Spanjolle kërkon të vaksinojë grupmoshat nga 12 deri në 17 vjeç kundër COVID-19 përpara fillimit të vitit shkollor në shtator.

“Ne do t’i propozojmë Komitetit të Shëndetit Publik (i cili ratifikon vendimet shëndetësore)  të nisë vaksinimin e grupmoshave nga 12 deri në 17 vjeç, përpara fillimit të vitit shkollor,” tha në një deklaratë Ministrja e Shëndetësisë Carolina Daria.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) miratoi në fund të majit përdorimin e vaksinës Pfizer / BioNTech për grupmoshat nga 12 deri në 15 vjeç. Gjithashtu Franca njoftoi të mërkurën se personat e  moshës 12 deri në 18 vjeç mund të vaksinohen nga 15 qershori.

Swiss Digital Desktop Reklama

Italia, ndërkohë ka nisur vaksinimin e personave mbi 12 vjeç dje ndërsa Gjermania njoftoi se do të niste vaksinimin për grupmoshat mbi 12 vjeç në 7 qershor. Spanja, një nga vendet më të prekura në Europë nga pandemia, e cila ka regjistruar 80,000 viktima, pritet të vaksinojë 70% të popullsisë së saj deri në fund të gushtit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani 47 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 nga 21% e popullsisë së tij (gati 10 milion banorë), ndërsa 39.5% kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid-19. /abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?