Spanja reagon ndaj fluksit të emigrantëve në Ceuta, paralajmëron dëbime të shpejta

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e cilësoi fluksin e madh të emigrantëve drejt enklavës spanjolle të Ceutës si një “sulm” dhe një “shkelje të integritetit territorial” të vendit, duke premtuar rikthimin e normalitetit në kohën më të shkurtër të mundshme.

Gjatë një vizite në Ceuta, Sanchez shprehu mbështetjen e plotë të qeverisë për banorët e qytetit, ndërsa theksoi se situata përbën një ngjarje të paprecedentë në krahasim me rënien e vazhdueshme të emigracionit të parregullt gjatë viteve të fundit. “Ngjarjet e djeshme meritojnë dënimin më të ashpër. Ato përbëjnë një shkelje dhe një sulm ndaj integritetit territorial të një qyteti spanjoll si Ceuta”, deklaroi ai.

Sanchez bëri të ditur se autoritetet spanjolle kanë përshpejtuar shqyrtimin e dosjeve të emigrantëve dhe procesin e riatdhesimit për personat që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në territorin spanjoll. Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve tashmë janë kthyer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se komisioni qeveritar për azilin është mbledhur me procedurë urgjente për të përshpejtuar proceset ligjore që lidhen me dëbimet, ndërsa qeveria do të angazhojë të gjitha burimet shtetërore për të garantuar sigurinë dhe rikthimin e normalitetit në Ceuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?