FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spanjë: Arrestohen dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it

Autoritetet spanjolle kanë thënë se kanë arrestuar dy persona si të dyshuar se janë pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Ministria e brendshme spanjolle ka thënë se dy të dyshuarit janë arrestuar në qytetin enklavë spanjoll të Afrikës Veriore, Ceuta.

Ata, sipas njoftimit, i janë nënshtruar një procesi të gjatë të radikalizimit dhe se po i afroheshin pikës ku do të ishin të gatshëm të kryenin sulme terroriste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i ministrisë nuk ka identifikuar personat e arrestuar.Ministria, megjithatë ka njoftuar se policia spanjolle ka arrestuar 180 xhihadistë të dyshuar gjatë dy viteve të fundit, një pjesë e madhe e të cilëve në Ceuta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky qytet është në kufi me Marokun dhe ka dalje në Detin Mesdhe.-REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?