Spastrimi i gjeneralëve, Trump krijon ekipin për Pentagonin

Me fitoren në zgjedhje, Donald Trump ka nisur edhe për firmosjet e parë që do të bëjë. Ekipi i këshilltarëve të Trump po shqyrton një projekt-urdhër ekzekutiv i cili krijon një “bord luftëtarësh” të personelit të lartë ushtarak në pension me fuqinë për të rishikuar oficerët me tre dhe katër yje dhe për të rekomanduar heqjen e çdo personi që konsiderohet i papërshtatshëm për udhëheqje.

Trump mund të shkarkojë çdo oficer sipas dëshirës, por një bord i jashtëm, anëtarët e të cilit ai emëron, do të anashkalonte sistemin e rregullt të promovimit të Pentagonit, duke sinjalizuar në të gjithë ushtrinë se ai synon të spastrojë një numër gjeneralësh dhe admiralësh.

Sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes, një objektiv i mundshëm i spastrimit nga Trump mund të jetë gjenerali i Forcave Ajrore CQ Brown Jr, kryetar i Shtabit të Përbashkët, sipas dy zyrtarëve të mbrojtjes. Gjatë protestave të George Floyd 2020, Broën foli për ndikimin që kishte lëvizja tek ai dhe se si ishte të ngriheshe në gradat ushtarake si pilot luftarak me ngjyrë.

SHKARKO APP