SPD emëron Olaf Scholz si kandidat për kancelar
Kongresi i partisë SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz si kandidatin e saj për kancelar në zgjedhjet e ardhshme federale në fund të shkurtit. Nominimi, pothuajse unanimisht, u bë me ngritjen e dorës. Scholz nuk kurseu anët e të djathtës ekstreme, ndërkohë që në të njëjtën kohë AfD po zgjidhte kandidaten e saj për kancelare, Alice Weidel.
“Shikoni se çfarë po ndodh në Austri, ku është emëruar një kancelar i cili nuk mund të përshkruhet ndryshe, një ekstremist i djathtë. Kjo është shqetësuese dhe ne nuk mund ta pranojmë”, shtoi ai. Duke iu referuar CDU-së dhe CSU-së, ai tha se “nuk është koha për magji, as koha për receta të vjetra apo për të bërë politikë mbi kurrizin e njerëzve të thjeshtë”.
Duke komentuar koalicionin që ai drejton Ssholz tha se ”kemi pasur tre vite të vështira, shumë argumente, shumë mosbesim. Disa gabime. Ndoshta duhet të kisha goditur më parë grushtin në tavolinë. Ndoshta duhet ta kisha mbyllur koalicionin më shpejt”.