Spitalet në Angli nën presion, rastet me Covid-19 po rriten frikshëm

Spitalet në jug të Anglisë po përballen me presionin në rritje, ndërsa numri i pacientëve të prekur nga Covid-19 që kanë nevojë për trajtim, rritet. Autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të telefonojnë në 999 vetëm nëse kanë urgjencë serioze. Spitalet në Uells dhe Skoci po raportojnë që shërbimet po përballen me fluks të shtuar nga ndikimi i koronavirusit.

Dr. Katherine Henderson tha për ”BBC” se në mëngjes kishte vështirësi të madhe për të futur pacientët në pavijone. ”Shanset janë që ne të përballojmë, por me një kosto, që nuk është ajo që kemi shpresuar. Është gjithmonë sfiduese në dimër, për momentin niveli i nevojës së pacientit është tepër i lartë”.

Dr. Giri Shankar i Uellsit të Shëndetit Publik, tha se sistemi ishte nën presion të madh dhe të paparë, me një numër të madh pacientësh dhe sëmundje të stafit, duke krijuar një situatë “tepër sfiduese”.

Sistemi shëndetësor i Skocisë është i rënduar. ”Ne jemi duke parë një numër të konsiderueshëm të pacientëve me Covid dhe rritje të mëdha të infeksioneve të frymëmarrjes standarde dhe urgjencave të tjera që ne shohim në këtë kohë të vitit”,-tha prof. Jackie Taylor, president i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve dhe Kirurgëve të Glasgow.

SHKARKO APP