Spitalet në Athinë, në krizë nga Covid-19

Niveli i lartë i infektimeve ditore e ka futur në krizë sistemin spitalor në gjithë rajonin e Atikës në Greqi. Shtretërit në terapinë intensive në Athinë janë nga e marta, 100% të zënë.

Drejtuesit e spitaleve thonë për mediat greke se janë të detyruar të bëjnë përzgjedhjen e personave që do të kurohen pasi dyndja e pacientëve në gjendje të rëndë e bën tashmë të pamundur kurimin e të gjithëve.

Qeveria është në negociata me spitalet e qyteteve të tjera, si dhe me spitalet private në Athinë për hapjen e shtretërve të rinj. Greqia është në valën e tretë të përhapjes së Covid-19.

Vendosja e bllokadës në rajonin e Atikës, më i populluari i vendit, ka bërë që të ulet numri i infektimeve ditore.

SHKARKO APP