Spiuni i vrarë rus: Putin është pedofil
Hetimi i spiunit të vrarë rus, Kremlini e quan “Propagandë Perëndimore”/
Aleksandër Litvinenko ka deklaruar se Vladimir Putin është filmuar me kameraduke bërë seks me djem të rinj, ngjarja kjo e ndodhur vite më parë. Këto deklarata janë në zbuluar në bazë hetimit të vrasjes së spiunit rus, Aleksander Litvinenko.
Kur presidenti i ardhshëm rus ishte student, ai është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me fëmijë në një banesë ku një politikan i lartë ishte kapur me 2 prostituta, shkruan ai një postim plot bujë në ëeb. Ky pretendim i ashpër është shënuar në raportin hetimor, si pjesë e një listë të gjatë të akuzave të bëra nga spiuni i vrarë rus. Ai është arritisur fillimisht nga Rusia dhe më pas është vendosur në Angli. Akuza e Litvinenkos vjen pasi presidenti u fotografua duke puthur barkun e një djali pesëvjeçar në Kremlin, në qershor të vitit 2016.
Më tej, raporti hetimpr përshkruan sesi disidenti deklaroi se Putin është një “pedofil”, duke shtuar edhe videot ekzistente, ku Putin shihet duke bërë seks me disa djem të mitur.
Litvinenko thotë se Putin i shkatërroi pamjet, në një kohë kur ai ishte student dhe para se të bëhej kreu i shërbimit sekret FSB.
Robert citon atë që thuhet në blogun e Litvinenkos në përgjigje të incidentit të Kremlinit.
Litvinenko ka shkruajtur: “Publiku botëror është i tronditur. Askush nuk mund ta kuptoj përse presidenti rus bëri një sjellje të tillë të çuditshme, si puthja në barkun e një djali të panjohur të vogël. Shpjegimi mund të gjendet nëse shikojmë me kujdes në të ashtuquajturat “pika bosh” në biografinë e Putinit. Pas diplomimit nga Instituti Andropovi, i cili përgatit oficerë për shërbimin e zbulimit KGB, Putin nuk u pranua në inteligjencën e huaj. Në vend të kësaj, ai u dërgua në një pozicion të ri në Drejtorinë e Leningradit KGB.”.
Ai shkruan më tej: Kjo ishte një kthesë shumë e pazakontë për një të diplomuar në Institutin Andropovi dhe që fliste rrjedhshëm gjermanisht. Dhe pse t’i ndoshte Putinit? “Sepse, pak para diplomimit të tij, shefat e tij mësuan se Putin ishte një pedofil. Kështu thonë disa njerëz që e njihnin Putinin si student në Institutin Andropovi.
“Zyrtarët e institutit kishin frikë ta raportonin këtë tek eprorët e tyre, sepse më pas kjo do të shkaktonte një hetim të pakëndshëm. Ata vendosën se ishte më e lehtë të shmangnin dërgimin e Putinit jashtë vendit me një pretekst. Një zgjidhje e tillë nuk është e pazakontë për shërbimet sekrete. Shumë vite më vonë, kur Putin u bë drejtor i FSB dhe po përgatitej për presidencën, ai filloi të kërkonte dhe të shkatërronte çdo material kompromentues të mbledhur kundër tij nga shërbimet sekrete gjatë viteve të mëparshme. Nuk ishte e vështirë, duke marrë parasysh që ai vet ishte drejtor i FSB. Ndër të tjera, Putini gjeri videokasetat në Drejtorinë e Sigurisë së Brendshme të FSB-së, ku ai shfaqej duke bërë seks me disa djem të mitur.
Litvinenko e lidh të kaluarën e pretenduar të Putinit si pedofil me rastin e Yuri Skuratov, një politikan i lartë në Rusi, i cili u filmua duke bërë seks me 2 prostituta.
Në pjesën tjetër të postuar në blog dhe të cituar nga Sir Robert, ai shkroi: “Interesante, video është regjistruar në të njëjtën banesë konspirative në Polyanka Street në Moskë, ku Prokurori i Përgjithshëm rus Yuri Skuratov ishte regjistruar fshehurazi teksa kryente marrëdhënie me dy prostituta. Më vonë, me skandalin e famshëm që ndodhi, Putin (nën udhëzimet e Roman Abramovich) ka shantazhuar Skuratov me këto kaseta dhe u përpoq të bindte Prokurorin e Përgjithshëm që të jepte dorëheqjen.
Në këtë bisedë, Putin i tregon Skuratov se edhe ai vetë ishte regjistruar duke bërë seks në të njëjtin shtrat. (Por ai sigurisht, nuk i tregon se personat ishin të mitur).
Sir Robert shkroi në raportin e tij: Këto akuza të bëra nga Z.Litvinenko kundër Presidentit Putin, kanë qenë të natyrës më serioze të mundshme. Por më tej, Robert shtron pyetjen: A kanë pasur lidhje rusët me vdekjen e tij?
Kremlini nuk ka komentuar drejtpërdrejtë pohimet e bëra nga Litvinenko, por dje qeveria ruse ka hedhur poshtë të gjithë raportin e hetimit duke e quajtur atë “Propagandë Perëndimore”.
E veja e spiunit të vrarë, Marina ka dhënë dëshminë e saj për hetimin duke thënë se nuk kishte asnjë ide nëse këto pretendime për pedofilinë e Putin ishin apo jo të vërteta.
Hetuesi Robert ka arritur në përfundimin se Presidenti Putin “ndoshta” ka miratuar vrasjen e disidentit vetë ose së bashku me kreun aktual të FSB.
Litvinenko vdiq në nëntor të vitit 2006, pasi në çajin që ai kishte pirë gjatë një takimi me Andrei Lugovoi dhe Dmitri Kovtun në një hotel në Londër ishte hedhur polonium radioaktiv.
Takimi i Putinit me djalin pesë-vjeçar disa muaj më parë bëri bujë globale, por presidenti rus këmbënguli se ai takim nuk ishte asgjë më shumë se një gjest dashurie.
“Njerëzit dolën dhe unë fillova duke folur me ta. Në mesin e tyre ishte edhe ky djalë i vogël. Ai dukej për mua shumë i pavarur, i sigurt për veten e tij dhe në të njëjtën kohë i pambrojtur në mënyrë që të fliste. Në djalë i pafajshëm dhe një djalë shumë i bukur.
Unë po ju them sinqerisht. Nuk ka asgjë pas kësaj”, është shprehur Putin pas incidentit të ndodhur.
Fëmija, i quajtur nga mediat ruse si Nikita Konkin, tha se ai kishte refuzuar të lante barkun pasi Putin e kishte puthur aty.
“Unë e pëlqej atë shumë dhe ai më pëlqente mua më shumë,” tha Nikita.
“Unë dua të jem një president”, vazhdoi ai më tej.
Duke folur gjashtë vjet më vonë për atë që kishte ndodhur, Nikita tha: “Gjyshja ime dhe unë ishin në Sheshin e Kuq. Unë kam qenë duke folur me një mik dhe nuk e pashë Putin. Dhe pastaj gjyshja më tha: “Shiko, presidenti po vjen”! Unë u ktheva dhe pash që ai ishte duke ecur i shoqëruar nga truprojat e tij. Ai tundni dorën e tij në drejtimin tim, në shenjë ftese për të shkuar drejt tij. Putin më pyeti kush jam dhe pastaj më puthi mua. Kjo ishte e gjitha. Unë kam qenë i habitur shumë dhe për një kohë të gjatë.
“Unë nuk ia kam idenë politikës, unë preferoj të luaj futboll. Unë shkoj në një klub sportiv, dhe realisht dua të jem pjesë e një klubi futbolli. Më parë dëshiroja të bëhesha një president, por tani jo më, rrëfën 6 vjet më pas vogëlushi që Putin puthi në bark.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Sidorela Lepri
KOHA JONË SONDAZH

