Spiunonte te rusët, arrestohet punonjësi i Bundestagut në Gjermani
Prokurorët gjermanë thanë të enjten se ata kanë ngritur akuza spiunimi kundër një personi i cili dyshohet se i jepte shërbimeve sekrete ruse informacione nga parlamenti (Bundestagu), një rast të ri që rrezikon të ndezë më tej tensionet mes Berlinit dhe Moskës.
I dyshuari, një shtetas gjerman i identifikuar si Jens F., punoi për një kompani që ishte kontraktuar vazhdimisht nga Bundestagu për të kryer kontrolle të rregullta në pajisjet elektrike.
I dyshuari besohet të ketë vendosur diku në verën e vitit 2017 për t’ia kaluar informacionin shërbimeve sekrete ruse.
“Për këtë, ai përgatiti një bartës të dhënash me skedarët përkatës PDF dhe ia dërgoi një punonjësi në ambasadën ruse në Berlin, i cili punon kryesisht për shërbimin sekret ushtarak rus GRU“, shprehen prokurorët gjermanë, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Çështja erdhi në një kohë të lidhjeve veçanërisht të vështira midis Berlinit dhe Moskës sa i përket çështjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
Perëndimi ka akuzuar Rusinë rreth helmimit në Novichok të Navalny, i cili u trajtua në Berlin para se të kthehej në Moskë muajin e kaluar ku edhe u burgos.
Bashkimi Evropian njoftoi një breshëri të re sanksionesh në fillim të kësaj jave ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e kritikoi vendim duke e quajtur një përpjekje për të “prangosur” vendin e tij.