Stacioni i trenit i larë në gjak në Mynih. Dyshohet ISIS (VIDEO)

Një sulm i rëndë me thikë ndodhi sot në një stacion treni në Mynih. Pamjet pas masakrës janë të rënda. Njollat e gjakut kanë mbuluar vendin. Një person vdiq në spital, tre të tjerë janë plagosur.  “Sulmuesi, një gjerman 27 vjeç, që u arrestua, ka bërë disa deklarata në momentin e sulmit që bën të mendohet për motive politike, islamike. Natyra e saktë e këtyre deklaratave është duke u verifikuar”, tha zëdhënësi i prokurorisë.

Sipas medias lokale që citojnë dëshmitarë, agresori ka bërtitur “Allah akbar”.

Nëse pista konfirmohet, atëherë bëhet fjalë për sulmin e tretë të këtij lloji në Gjermani që prej shtatorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizata Shteti Islamik (ISIS) kishte bërë thirrje në gusht të 2015 për kryerjen e sulmeve solitare me thikë në Gjermani, që deri tani nuk ka pësuar ndonjë sulm xhihadist të shkallës së gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=TyMmOreZEFY” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?