Starmer kritika Trump: Po minimizon rolin e trupave të NATO-s në Afganistan

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump i cili kishte sugjeruar se trupat e NATO-s qëndronin larg vijave të frontit gjatë luftës në Afganistan.

Starmer e cilësoi këtë koment si “ofendues dhe sinqerisht të neveritshëm”, duke shtuar se ishte e qartë se ky veprim kishte shkaktuar dhimbje tek familjarët e ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftë. Në një deklaratë për mediat, Starmer u shpreh: “Komentet e Presidentit Trump janë ofenduese dhe të neveritshme. Nuk është për t’u habitur që ato kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje për ata që humbën të dashurit e tyre në luftë. Po të kisha bërë një koment të tillë, sigurisht do të kërkoja falje”.

Këto fjalë vijnë pas një interviste që Trump dha për Fox News, ku ai përsëriti një nga pikëpamjet e tij më të përhapura, duke thënë se NATO nuk ishte një aleat i besueshëm për SHBA-në, veçanërisht gjatë operacioneve ushtarake në Afganistan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto komente të Presidentit Trump kanë nxitur një valë kritikash nga politikanët dhe veteranët britanikë, që theksuan se gjatë misionit të NATO-s në Afganistan, 457 ushtarë britanikë humbën jetën. Po ashtu, u përmend edhe fakti se Trump shmangu shërbimin ushtarak gjatë luftës në Vietnam.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?